Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova nikoqire e Kolegjiumit të Zyrtarëve Ligjor nga e tërë Kosova

2019/11/13 - 12:36

Gjakova ishte nikoqire e takimit të pestë të Kolegjiumit të Zyrtarëve Ligjor të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Zyrtarë ligjor nga komuna të ndryshme të Kosovës diskutuan rreth udhëzimit administrativ nr. 02/2019 për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e Komunave me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane.

Ky udhëzim administrativ është miratuar nga MAPL-ja në qershor të këtij viti dhe i obligon Komunat që brenda 6 muajsh të harmonizojnë rregulloret me këtë udhëzim.

Udhëheqësi i Zyrës Ligjore në Komunën e Gjakovës, Frrok Gjergjaj, e ka informuar Kolegjiumin që Komuna e Gjakovës ka filluar hartimin e rregullores që derivon nga ky udhëzim administrativ.