Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova, qyteti i festave në çdo dimension

2020/01/03 - 7:58

Ansambli Muzikor i Komunës së Gjakovës “Orkestra” nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Ardian Gjini, në sallën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” ka mbajtur koncertin festiv të vitit të Ri.

Në sallën e mbushur plot me qytetarë, figura politike e ambasadorë ndërkombëtar, u luajtën vepra të kompozitorëve të njohur botëror të cilat u interpretuan nga Orkestra me dirigjent Pëllumb Vula.

Koncerti i përvitshëm i ansamblit muzikor vazhdon të mbetet krenaria e artit muzikor të Gjakovës dhe përtej saj sepse arti nuk njeh kufinjë.