Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova shënon ditën e çlirimit

2021/06/15 - 11:26

Duke i nderuar të gjithë dëshmorët e martirët dhe të gjithë kontributdhënësit ndër vite, kane filluar aktivitetet për festimin e 14 Qershorit, ditës së çlirimit të Gjakovës.
Kjo është një prej ditëve më të shënuara për Gjakovën, dita e çlirimit. Me respektin më të madh i kujtojmë të gjithë të rënët, dëshmorët dhe martirët, të gjithë ata që kanë dhënë shumë për këtë liri, por gjithashtu falenderojmë edhe secilin qytetar veç e veç për kontributin e dhënë për vendin dhe lirinë tonë.
Në këtë ditë duhet të jemi të vendosur që të vazhdojmë të punojmë sa më shumë për këtë vend, që ta bëjmë sa më të mirë për gjeneratat që vijnë por edhe për t’i nderuar të gjithë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend.
Urime për të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës. E gëzofshim lirinë!