Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakovës i shtohen edhe 3 objekte të reja të institucioneve parashkollore

2020/10/09 - 1:59

Tri objekte të reja të institucioneve parashkollore, shumë shpejtë do të jenë në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës.

Kryetari i komunës Ardian Gjini sot ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për këto objekte, me ç ‘rast ka bërë të ditur se kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për prindërit ndërsa ka shtuar se investime të këtij lloji do të ketë edhe gjatë vitit tjetër.

Sipas planifikimit gjatë këtij viti, e deri në fund të verës së vitit 2021, do të punohet në ndërtimin e objektit të ri të institucionit parashkollor “Ganimete Terbeshi” në Bllokun e Ri, pastaj renovimi dhe adaptimi i një objekti në lagjen e Çabratit dhe një tjetrin në fshatin Novosellë. Të tri këto objekte pritet të jenë të gatshëm në mes të vitit 2021, kohë kur do të vazhdojnë së ndërtuari edhe disa objekte tjera.

Për ndërtimin dhe funksionalizimin e këtyre tri objekteve, komuna do të shpenzojë rreth 150 mijë euro, mjete këto nga buxheti komunal