Republika e Kosoves

Gjakovë

Hapet akademia e futbollit “Naim Kryeziu”

2019/06/21 - 1:46

Gjakovës sot i është shtuar fusha e futbollit sintetik në Shkugëz e cila u inaugurua nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi dhe Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

E pikërisht në prag të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Gjakovës, në kuadër të Klubit Futbollistik “Vëllaznimi” u themelua Akademia e Futbollit që mban emrin e ish futbollistit “Naim Kryeziu”.

Kësaj akademie që udhëheqet nga Kryetari i Klubit të Vëllaznimit, Agim Cana, sot regjistroj 65 futbollistët e së ardhmes.