Hapet Java Botërore e Njeriut me Shkop të Bardhë
2023/11/29 - 9:57
Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Adelina Shehu, ishin të pranishëm në hapjen zyrtare të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë, të organizuar nga Shoqata e të Verbërve “Gjakova” dhe Shoqata e të Vërbërve “Jakova”.
Përfaqësues të këtyre shoqatave, falenderuan Kryetarin Gjini dhe gjithë institucionin që ai menaxhon, për përkrahjen e vazhdueshme, ndërkohë që kanë kërkuar që një mbështetje të tillë ta kenë edhe më tutje.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kryetari i Komunës falenderoi shoqatat për vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm për punë. Ai, u shpreh se përkrahjen nga ai do ta kenë gjithmonë. “Ju bëni një punë të mrekullueshme cdo ditë. Ne të tjerët, e kemi obligim që të qëndrojmë pranë jush për të plotësuar kërkesat tuaja” tha ndër të tjera ai.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Adelina Shehu Kola, falenderoi shoqatat për ftesën në këtë ditë të vecantë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm me këto shoqata.