Republika e Kosoves

Gjakovë

Homazhe e nderime për festën e Pavarësisë

2021/02/17 - 6:11

Me rastin e shënimit të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i shoqëruar nga nënkryetari Flamur Fetahaj, kryesyesi i Kuvendit Anton Shala, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues te organizatave të dala nga lufta, përfaqësues te Policisë së Kosovës, institucioneve tjera dhe qytetarë të shumtë, sot kanë vendosur kurora me lule dhe kanë bërë homazhe, duke i kujtuar dhe nderuar kështu të gjithë dëshmorët dhe martirët e komunës së Gjakovës.
Fillimisht nderime janë bërë tek memoriali “Shokët e Lirisë”, për të vazhduar më tej tek shtatorja e Heroit Agron Rama, në varrezat e Dëshmorëve, në Kompleksin Memorial në Meje dhe në Kompleksin Memorial në Çabrat.
Më këtë rast, kryetari Gjini duke uruar të gjithë qytetarët për festën e Pavarësisë, ka thënë se kjo është një ditë e madhë për shqiptarët në tërë botën, prandaj nuk ka menyrë më të mirë për ta nisur këtë ditë sesa duke i kujtuar dhe nderuar të gjithë ata që me sakrificën e tyre mundësuan që Kosova të jetë shtet dhe i pavarur.