Republika e Kosoves

Gjakovë

Inaugurohen edhe dy projekte të reja rrugore

2018/11/13 - 10:42

Dy projekte infrastrukturore i janë shtuar komunës së Gjakovë. Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj e kanë inauguruar asfaltimin e rrugës Berdosanë – Rezinë. Kjo rrugë e cila ka gjatësi prej 1600 metrash, do të lidh shumë fshatra për rreth dhe do të jetë një lehtësim për banorët e këtushëm.

Me rrugë të re u bë edhe fshati Rracaj. Vlera e investimit në këtë projekt është 55.000 € dhe tash e tutje, banorët e këtij fshati do ta kenë më të lehtë qasjen në qytet.