Republika e Kosoves

Gjakovë

Inaugurohet ndriçimi publik në rrugën “Washington”

2018/12/28 - 1:35

Rruga “Washington”, saktësisht segmenti prej udhëkryqit tek parku i lagjes Gecë e deri tek ura e Shkugëzes deri me tani ka qenë njëra prej rrugëve më të errëta në qytetin e Gjakovës e rrjedhimisht njëra prej rrugëve me nivelin më të lartë të rrezikut në komunikacion. Por, tashmë kjo është kthyer në njëren prej rrugëve më të ndriçuara dhe më të përshtatshme për këmbësorët.
Me investim rreth 40 mijë euro nga buxheti komunal, është inauguruar sistemi i ri i ndriçimit publik, me ç’rast kjo rrugë rreth 1 kilometërshe ësht paisur me 32 shtylla elektrike, të përdorshme jo vetem për rrugën automobilistike por edhe për trotuarët.
Inaugurimin e këtij projekti e ka bërë kryetari i komunës se Gjakovës Ardian Gjini, i cili ka thënë se projekte të kësaj natyre do të ketë edhe ditëve në vazhdim.