Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjakovë

Inaugurohet Ngrohtorja e Re

2021/11/22 - 12:59

Sot është finalizuar projekti për ndërtimin dhe funksionalizimin e Ngrohtores së Re i cili do të ndikoj drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe ruajtjen e ambientit.
Albana Skivjani, drejtoreshë e Ngrotores tha që furnizimi me ngrohje 24 orë nuk do të jetë më një problematikë. Përmes teknologjisë së avancuar, kjo ngrohtore do funksionoj me dekada.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh që Ngrohtorja e Re paraqet një moment të rëndësishëm të zhvillimit dhe se shumë shpejtë kjo ndërmarrje do të jetë e vetqëndrueshme.
Ky projekt u financua nga Bashkimi Europian dhe komuna e Gjakovës.