Republika e Kosoves

Gjakovë

Inaugurohet një rrugë e re në fshatin Cërmjan

2020/06/16 - 12:31

Ka përfunduar projekti për ndërtimin-asfaltimin e rreth 2 km rrugë në fshatin Cërmjan të Gjakovës.

Gjatë inaugurimit, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, u shpreh i lumtur për finalizimin e këtij projekti, falë të cilit banorët e kësaj ane nuk do të jetojnë më në baltë.

“Kemi ende punë në fshatin Cërmjan, do të ndërtohen edhe disa rrugë të tjera. Gradualisht, duke punuar në anë të ndryshme të komunës tonë, po vimë drejt përfundimit të infrastrukturës rrugore” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini, gjatë përurimit të rrugëve në këtë fshat.