Republika e Kosoves

Gjakovë

Inaugurohet “Qendra për karrierë” në shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nixha”

2018/09/25 - 1:31

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e “qendrës për Karrierë”, e cila është hapur në shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nixha”, në kuadër të një projekti të përbashkët të komunës së Gjakovës, ministrisë së Arsimit, Organizatës “Eye”, Organizatës “Ipko Fondation” dhe Agjencisë zvicerane “Sdc”
Duke folur në këtë ceremoni, kryetari Gjini ka thënë se “qendra e karrierës” është një hallkë shumë e rëndësishme e sistemit arsimor, rëndësia e së cilës do të shihet tek pas disa vitesh.
Kryetari Gjini ka thënë se komuna do të vazhdojë ta përkrahë këtë qendër dhe do të angazhohet që të rinjtë e Gjakovës të përfitojnë sa më shumë prej saj.
Ndryshe, Qendra për Karrierë, do të ndihmojë nxënësit e kësaj shkolle por edhe të rinjtë tjerë të komunës së Gjakovës që në të ardhmen të ngritin vetëdijen duke marrë vendime të duhura për zhvillimin e më tejmë të karrierës së tyre.