Republika e Kosoves

Gjakovë

Inaugurohet tereni sportiv pranë shkollës “Fehmi Agani”

2022/05/13 - 1:09

Nga dita e sotme, fëmijët e lagjes pranë shkollës “Fehmi Agani” e kanë hapësirën e krijuar enkas për ta, për zhvillimin e aktiviteteve rekreative-sportive.
Investimet nga Komuna e Gjakovës, përkatësisht DKRS-ja për ndërtimin e terreneve sportive do të vazhdojnë edhe më tutje, në çdo cep, në fshat dhe qytet .
Këto hapësira do t’iu ofrojnë fëmijëve mundësinë për argëtim por edhe që të zhvillojnë talentin e tyre në sport.