Republika e Kosoves

Gjakovë

Jusuf Buxhovi dhuron libra për biblotekën “Ibrahim Rugova”

2020/09/11 - 12:32

Sot, historiani, publicisti dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, i ka dhuruar Bibliotekës “Ibrahim Rugova” në Gjakovë librin e tij më të ri, “Dardania – Antika, Mesjeta” e cila vepër vjen në kuadër të ciklit të librave “Historia”.

Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, Drejtori i Bibliotekës, Engjëll Berisha, krijues të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” dhe në përgjithësi adhurues të librit.

Kryetari Gjini u shpreh i lumtur dhe i nderuar që ka në duar kopjen e kësaj vepre, të shkruar nga një historian i rrallë si Jusuf Buxhovi. “Një libër që do ta lexoj me shumë dëshirë dhe kurreshtje. Të gjithë ne jemi të nderuar që sot jemi të pranishëm këtu. Faleminderit shumë krijuesit të madh, Jusuf Buxhovit. Të uroj shëndet të plotë dhe nuk dyshoj që do të vazhdosh të krijosh vepra të reja për ne që adhurojmë fjalën e shkruar” tha ndër të tjera ai.

Edhe Buxhovi i falënderoi të gjithë të pranishmit për mikpritjen, duke u shprehur i lumtur që ndodhet në Gjakovë, veçanërisht në Bibliotekën “Ibrahim Rugova”. “Gjakova ka një pozicion të rëndësishëm në histori dhe kulturë, nuk dyshoj që do të vazhdojë të mbajë një epitet të tillë. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, për të ndarë me ju librin tim më të ri” u shpreh ndër të tjera ai.

Në anën tjetër, Drejtori i Bibliotekës, Engjëll Berisha, e ka falënderuar Buxhovin për këtë dhuratë të çmuar për bibliotekën dhe lexuesit e saj.