Republika e Kosoves

Gjakovë

“Kadri Kusari” së shpejti me sallë të re të edukatës fizike

2020/10/09 - 1:58

Nxënësit e Shkollës “Kadri Kusari”, prej vitit tjetër do t’i gëzohen sallës së re të edukatës fizike. Punimet për ndërtimin e saj kanë nisur sot, ndërsa në ceremoninë e fillimit ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Ky objekt që do të kushtojë rreth 200 mijë euro, do të ketë një hapësirë totale prej 750 metrash katror dhe pritet të jetë ndër sallat më moderne të Edukatës Fizike.

Gjatë fillimit të punimeve, kryetari Gjini ka thënë se ndihet i kënaqur që me këtë investim do të krijohen kushte më të mira për nxënësit e kësaj shkolle.