Republika e Kosoves

Gjakovë

KKSB mbajti mbledhjen e radhës

2022/07/22 - 6:24

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku si fillim, Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Major Milazim Lumi ka raportuar për gjendjen e sigurisë për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.
Sipas këtij raporti, gjendja e sigurisë gjatë kësaj periudhe është relativisht e mirë në të gjitha sferat e sigurisë, madje ka zvogëlim të rasteve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Më pas, Drejtoresha e Arsimit Eranda Kumnova Baçi dha raport lidhur me përfundimin e vitit shkollor, I cili është përmbyllur në mënyrë të rregullt.
Po ashtu ajo shpalosi aktivitetet dhe planet për gjashtë mujorin e ardhshëm ku tha se do të fokusohemi tek rritja e sigurisë në shkolla, si dhe nga shtatori implementimin e projektit të pajisjes së shkollave me rafte librash për nxënësit.