Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovë pjesë e Asamblesë së Përgjithshme dhe Forumit Ekonomik si dhe Turizmit Rajonal

2021/06/11 - 2:58

Komuna e Gjakoves ishte pjesë e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme dhe Forumit Ekonomik si dhe Turizmit Rajonal, ngjarje kjo e organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, anëtarë të së cilës jemi edhe ne si Komunë e Gjakovës.
Para të pranishmëve, Zv. Shefja e Kabinetit të Kryetarit Gjini, Adea Roka, prezantoi vlerat kulturore dhe turistike të Gjakovës si dhe investimet në sektorin e turizmit.
Një takim frymëzues si ky, na afron edhe më shumë me të gjitha vendet shqipfolëse, për aktivitete dhe projekte të reja përmes së cilave vihen në pah pasuritë tona kulturore, historike dhe turistike.