Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovës dhe Caritas Kosova nënshkruajn marrëveshje bashkëpunimi

2021/02/16 - 1:06

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Alfred Pjetri, Drejtor Ekzekutiv i Caritas Kosova kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me qëllim të ofrimit të shërbimeve të përbashkëta në interes të përgatitjes dhe këshillimit të të rinjve të komunës për tregun e punës, në kuadër të projektit PRAXIS.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Komuna e Gjakovës do të ofrojë mbështetje profesionale, logjistike-infrastrukturore, qasje në shkolla dhe institucione të tjera si dhe do të promovojë projektet dhe mundësitë e ofruara nga Caritas Kosova për të rinjtë.