Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakoves dhe HELP hapin panair veror

2019/06/21 - 1:42

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me organizatën gjermane Help si dhe me Oden Ekonomike të Kosovës janë duke zhvilluar në Gjakovë, Panairin Veror 2019.
Drejtori i drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj së bashku me ekipin e kësaj drejtorie kanë punuar intensivisht që të sjellin përkrahjen e organizatave ndërkombëtare që japin përkrahje për bizneset vendore. Ai u shpreh shumë i lumtur që për herë të parë pos promovimit të produkteve vendore, po promovohet edhe shëtitorja e lumit Krena, një atraksion turistik ky i qytetit të Gjakovës.
E panairin e ka përshëndetur edhe Adem Sylejmani, përfaqësues i Organizatës Help i cili ka premtuar që shumë shpejtë kjo organizatë do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Gjakovës dhe përmes saj të ndihmojë me grante deri në 2,000.00 euro mbi tridhjetë biznese të komunës së Gjakovës.

Ky panair u zhvillua nën moton: Duaje tënden, para se ta duash të tjetrit!