Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovës dhe HELP ndajnë grante për gratë ndërmarrëse

2021/12/22 - 2:02

Komuna e Gjakovës bashkë me Fondacionin e Mileniumit të Kosovës dhe organizatën gjermane “HELP” kanë mbajtur ceremoninë zyrtare të dhënies së granteve për 28 gra ndërmarrëse të komunës së Gjakovës.

Këto grante u dhuruan në kuadër të programit “Gratë në Energji”, financim ky nga organizata gjermane “HELP” dhe Komuna e Gjakovës.
Përmes kësaj mbështetjeje financiare gratë përfituese do të jenë edhe më të suksesshme në bizneset e tyre. Kjo përkrahje do të përkthehet poashtu edhe në rritje të punësimit dhe efiçiencë të energjisë, falë pajisjeve që do t’i përfitojnë këto gra ndërmarrëse, në kuadër të këtij projekti.