Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovës dhe “Medica Gjakova” nënshkruajn marrëveshje bashkëpunimi

2019/01/29 - 11:37

Komuna e Gjakovës dhe Shoqata e Grave “Medica Gjakova”, sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës synohet angazhimi i përbashkët për përmirësimi i jetesës së grave dhe adoleshenteve në komunën e Gjakovës, duke promovuar mundësi punësimi dhe aftësi ndërmarrësie si dhe ofrimin e këshillimeve të ndryshme, profesionale, psiko – fizike, shëndetësore, juridike e të tjera.
Kjo marrëveshje që është nënshkruar nga kryetari i komunës Ardian Gjini dhe përfaqësuesja e shoqatës “Medica Gjakova” Mirlinda Sada, synon që përmes përkrahjes të parandalojë migrimin dhe të forcojë zhvillimin e grave.