Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovës dhe ministria e Bujqësisë nënshkrujnë marrëveshje bashkëpunimi

2021/03/18 - 6:30

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e përfaqësuar nga ministri Besian Mustafa.

Marrëveshja për bashkëfinacimin e projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në komunën e Gjakovës” parashihet që të zhvillohet në një afat tre vjeçar dhe ka një kosto totale prej 302,587.17€ nga të cilat 90 përqind e mbështetjes sigurohet nga MBPZHR dhe vetëm 10% nga buxheti komunal.