Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovës dhe ministria e Ekonomisë dhe Ambientit vazhdojnë bashkëpunimin në 3 projekte

2021/02/05 - 10:30

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini bashkë me Ministrin në detyrë të Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, kanë nënshkruar tri memorandume bashkëpunimi për bashkëfinancimin e tri projekteve tejet të rëndësishme në fushën e ambientit.
Bëhet fjalë për vazhdimin e punimeve për projektin e lumit Krena, projektin për ndërtimin e pendës, ashensorit dhe kampingut tek Ura e Fshajtë si dhe vazhdimin dhe përfundimin e kolektorëve të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.
Ministri Nitaj tha se pushteti qendror vazhdon të jetë i fokusuar për të mbështetur Komunën e Gjakovës përmes investimeve konkrete të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të saj.
Kurse, ndër të tjera, Kryetari Gjini u shpreh i lumtur për nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve tejet të rëndësishme për komunën tonë.