Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakoves dhe organizata HELP ndajnë 37 grante per bizneset lokale

2020/07/06 - 9:41

37 biznese të komunës së Gjakovës janë shpallur fituese të granteve, të cilat janë financim i Organizatës HELP dhe Komunës së Gjakovës, përkatësisht Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe kapin vlerën financiare 60 mijë euro.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me bizneset përfituese, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini është shprehur mirënjohës ndaj HELP-it dhe Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik për bashkëpunimin dhe vlerësimin korrekt të tërë procesit. “Këto grante janë të rëndësishme për bizneset përfituese dhe rrjedhimisht për zhvillimin ekonomik të Gjakovës” tha ndër të tjera ai.

Këto grante janë si rrjedhojë e arritjes së marrëveshjes ndërmjet Komunës së Gjakovës, konkretisht Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Organizatës “HELP” për mbështetjen e bizneseve me grante në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”.

Shumë shpejtë, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik do të shpallë Thirrjen Publike për Grante, të cilat do të jenë financim i Komunës së Gjakovës.