Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovës e gatshme të ndihmojë në procesin e regjistrimit të popullsisë

2023/01/23 - 3:21

Kryetari i Komunës Ardian Gjini, ka pritur në takim përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Ky takim vjen si rrjedhojë e caktimit të datës së regjistrimit të popullsisë nga ana e Qeverisë së Kosovës në shtator të vitit të kaluar.

Përfaqësuesit e kësaj agjencie e kanë njoftuar kryetarin Gjini se grumbullimi i të dhënave në terren do të bëhet nga data 1 shtator deri më 16 tetor të vitit 2023. Sipas tyre, ASK-ja në planin e diskutimeve do të konsultohet me shfrytëzuesit e të dhënave për të marrë komentet dhe sygjerimet e ndryshme nga institucionet dhe individët.

Kryetari Gjini, i ka falënderuar përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për informatat e dhëna sot rreth nisjes së këtij procesi tejet të rëndësishëm e i cili kërkon angazhim maksimal nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale. Si kryetar i Komunës, ai ka ofruar gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin që ky projekt të realizohet në mënyrën më korrekte të mundshme.