Ata u pajtuan që të bashkëpunojnë në hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojat e tregut të punës, funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore dhe mbi të gjitha ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët.
“Komuna e Gjakovës është tejet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës, por edhe me institucionet e tjera edukativo-arsimore, për të shtyrë përpara projekte me interes të përbashkët” tha mes tjerash Kryetari Gjini.
Ndekaq në fjalën e tij, rektori Sahiti tha se ky është memorandumi i tretë që UP-ja po e arrin me komunat e Kosovës dhe se përmes marrëveshjeve të nënshkruara së fundmi, institucioni që ai udhëheq po punon edhe më tej për avancimin tutje të veprimtarive shërbyese ndaj komunitetit.