Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovës nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me USAID-in

2022/07/29 - 9:13

Nënkryetari i komunës Së Gjakovës Flamur Fetahaj, ka nënshkruar  Memorandum Mirëkuptimi me USAID-in, për vazhdimin e projektit të përbashkët edhe për 5 vitet e ardhshme, në mbështetje konkrete që shteti amerikan do të japë për komunën e Gjakovës, në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e përformancës, kryesisht në prokurim publik dhe menaxhim të financave.
Gjatë nënshkrimit të këtij Memorandumi në ambientet e ambasadës amerikane në Prishtinë, nënkryetari Fetahaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për qeverinë amerikane teksa ka shtuar se kjo përkrahje do të ndikojë shumë në ngritjen e cilësisë së punës dhe rritjen e llogaridhënies në komunën e Gjakovës.