Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovës organizon aktivitet në përkrahje të personave me aftësi të kufizuara

2018/10/26 - 2:21

Me rastin e hapjes së fushatës “Tetori – Muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuar”, kuvendi komunal Gjakovë zhvilloj aktivitetin me qëllim te promovimit te kesaj fushate e cila synon ngritjen e vetëdijes tek institucionet komunale dhe tek qytetaret e komunës se Gjakoves lidhur me nevojat specifike te personave me aftësi te kufizuar (PAK).
Me 25 dhe 26 tetor 2018, Njesiti per te Drejtat e Njeriut, i mbështetur nga OSBE (Misioni ne Kosove) ka zhvilluar kete aktivitet me qëllim të integrimit te PAK-ve në institucionet qeveritare. 20 te rijnë dhe te reja ishin pjese e këtij aktiviteti te cilët u angazhuan ne pune nje-ditore neper sektorët e administratës komunale ne Gjakove. Rrjedhimisht, komuna e Gjakoves ka realizuar kete objektive dhe synon qe edhe me tutje te lehtësoj jetën dhe mundësit të barabartë, pa dallim, edhe për personat me aftësi të kufizuar.