Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovës përfiton dy projekte nga qeveria e Kosovës

2018/04/19 - 2:45

Qeveria e Kosovës, konkretisht ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor do të përkrahë financiarisht dy projekte jetike në komunën e Gjakovës, atë për rregullimin e shtratit të lumit “Krena” dhe përfundimin e punimeve për ujësjellësin e në 28 fshatra të Rekës së Keqe.

Për këtë, ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka qëndruar sot në Gjakovë, me ç’rast bashkë me kryetarin e komunës Ardian Gjini dhe kryeshefin ekzekutiv të KRU “Gjakova” Ismet Ahmeti kanë nënshkruar dy marrëveshjet e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e këtyre dy projekteve.

Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, kryetari Gjini a thënë se me këto dy projekte po vazhdon realizimi I shumë projekteve jetike për qytetarët e Gjakovës, projekte të cilat janë premtuar dhe do ta bëjnë Gjakovën një komunë shumë më të mirë në të ardhmen.

Nga ana tjetër, ministrja Reshitaj ka thënë se po ndjehet mirë për realizimin e këtyre projekteve në Gjakovë, për faktin se të dy këto kanë qenë projekte të nisura qysh moti dhe të pa përfunduara, anipse që të dyja kanë qenë shumë të rëndësishme për qytetarët e komunës së Gjakovës.