Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovës përkrahë komunitetin Rom

2021/03/01 - 12:49

Kryetari i Komunës Ardian Gjini ka nënshkruar sot marrëveshje partneriteti me OJQ Roma Versitas Kosovo.
Kjo marrëveshje parasheh që të zhvillojë aktivitetet e projektit: “ Edukimi, Punësimi, Partneriteti dhe Barazia Gjinore: Formula e suksesit për Romët në VET”.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, drejtoria e Arsimit dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik do të jenë pjesë e aktiviteteve që zhvillon Roma Versitas Kosovo për implementimin të gjitha planeve aksionale të projektit e që janë bursat për nxënësit e shkollave dhe zhvillimi i praktikave profesionale.
Kjo marrëveshje nënshkruhet në ditën Ndërkombëtare të Diskriminimit Zero për të shprehur qartë që në këtë botë të gjithë jemi të ndryshëm por, të barabartë.