Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovës vazhdon bashkëpunimin me HELP-in gjerman

2021/02/05 - 10:28

Komuna e Gjakovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Help në kuadër të projektit “Gratë ndërmarrëse në energji” si pjesë e projektit Subvencionet për Efiçiencën e Energjisë në Kosovë, financuar nga Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë dhe Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane.
Qëllimi i implementimit të këtij projekti është subvencionimi i grave ndërmarrëse, në mënyrë që të rrisin biznesin e tyre përmes shfrytëzimit më efiçientë të energjisë.
Në kuadër të projektit do të mbështeten të paktën 25 biznese ku përfshihen donacion në pajisje, trajnime profesionale dhe organizim i biznesit.
Vlera totale e projektit është 66,225.00€.