Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovës gëzon me dhurata fëmijët pa përkujdesje prindërore

2019/12/27 - 1:55

Zemrat e 19-të fëmijëve pa përkujdesje prindërore sot sado pak janë plotësuar me dhuratat që Kryetari i Komunës, Ardian Gjini iu dhuroj.

Gjatë gjithë vitit këta fëmijë kanë kujdesin e pakushtëzuar të familjeve strehuese të cilat janë në shërbim të tyre duke iu ofruar dashuri, strehim e mbi të gjitha familje.

Ndjehemi shumë të lumtur që sot kemi arritur të shohim buzëqeshje në fytyrën e tyre.

Të gjithë qytetarët e interesuar për të dhuruar ndonjë dhuratë fundvitit për këta fëmijë, do të mund të drejtohen tek Qendra për Punë Sociale.