Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryesuesja Arbënesha Kuqi pret në takim drejtoreshën e NDI Nancy Soderberg

2023/05/26 - 9:04

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjakovës Arbënesha Kuqi, e ka pritur sot drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar NDI për Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg me bashkëpunëtorët e saj.
Gjatë takimit u bisedua për shumë tema, me theks të veçantë për qeverisjen lokale dhe përkrahjen e vazhdueshme që NDI po jep për komunat e Kosovës, në veçanti për gratë udhëheqëse.
Me këtë rast, kryesuesja Kuqi e ka falënderuar ambasadoren Soderberg dhe NDI-në për ndihmën e pa rezervë përgjatë 20 viteve të kaluara e deri në ditët e sotme.