Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryesuesja Kuqi dhe asambleistë të Kuvendit dhurojnë gjak në nder të Ditës së Çlirimit

2022/06/16 - 8:21

Në kuadër të aktiviteteve për ndër të Ditës së Çlirimit të Gjakovës, Kryesuesja e Kuvendit Arbënesha Kuqi bashkë me asambleistë vizituan Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Gjakovë, për t’ju bashkuar aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut, në ndihmë të pacientëve që kanë nevoj.
“Do ta bëjmë praktikë ne, Kuvendi i Komunës, bashkë me Kryetarin Gjini, që të pakten në ditë të caktuara të dhurojmë gjak, pasi nevoja është shumë e madhe” tha mes tjerash Kryesuesja Kuqi.
Ndryshe, Java e Dhurimit Vullnetar të Gjakut ka nisur me datë 13 dhe do të vazhdojë deri me 19 qershor.