Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Ardian Gjini, ka parë nga afër nisjen e punimeve për ndërtimin-asfaltimin e tri akseve rrugore në fshatrat Ujz dhe Fshaj

2022/07/22 - 6:15

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka parë nga afër nisjen e punimeve për ndërtimin-asfaltimin e tri akseve rrugore të gjata 1700 metra në fshatrat Ujz dhe Fshaj .
Ai është shprehur i lumtur për këtë investim të domosdoshëm për banorët e kësaj ane i cili do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së jetesës së tyre.
“Pavarësisht sfidave që po përballemi si pasojë e rritjes së çmimeve, të gjitha projektet infrastrukturore po vazhdojnë të implementohen sipas dinamikës së paraparë. Vit më i vështirë. Prapseprapë nuk ndalemi” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.