Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Ardian Gjini, viziton Gjimnazin “Hajdar Dushi”

2018/01/31 - 11:43

Kryetari i komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit z. Bernard Frrokaj dhe bashkëpunëtor të tjerë, sot ka qëndruar për vizitë në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Kryetari Gjini është pritur fillimisht nga drejtori i Gjimnazit “Hajdar Dushi” z. Bedri Cahani dhe trupi arsimor së bashku me nxënës të këtij institucioni arsimor.

Në takim me kryetarin Gjini dhe drejtorit e DKA-së Frrokaj, drejtori Cahani, i ka njoftuar ata për ecuritë e procesit mësimor, sfidat dhe bashkëpunimin në trekëndëshin nxënës-arsimtar dhe prindër.

Cahani ka thënë së përpjekjet e stafit të shkollës janë të vazhdueshme për ngritjen e cilësisë në arsim, vijimin e rregullt dhe sigurinë e nxënësve.

Gjatë prezantimit të nevojave të shkollës, drejtori Cahani ka kërkuar që sa më parë të ndërtohet rruga që lidhë Gjimnazin me rrugën kryesore si dhe të bëhet ndriçimin e kësaj rruge.

Kryetari Gjini, ka thënë se komuna dhe ai personalisht do të angazhohen që këto dy kërkesa të realizohen sa më shpejtë që të jetë e mundur, ndërsa krahas kësaj ka potencuar se fokusi i tij primar është që ta mbështesë arsimit dhe të ndikojë që ky sektor të avancojë edhe më lartë.

Nga ana tjetër, drejtori i DKA-së z. Bernard Frrokaj, ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha nivelet e arsimit në komunë dhe bashkërisht do të angazhohen për ngritjen e nivelit të mësimdhënies dhe mësimnxënies në komunën tonë.