Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Ardian Gjini viziton institucionet e shëndetit primar në komunë e Gjakovës

2019/02/08 - 2:01

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini këtë javë ka filluar një tur të vizitave nëpër institucionet e shëndetit primar të cilat menaxhohen nga komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

I Shoqëruar nga drejtoresha e drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Adelina Shehu – Kola dhe bashkëpunëtorë tjerë, kryetari Gjini gjatë javës ka vizituar Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatrat Rogovë, Damian, Lipovec, Bishtazhin, Bec, Gergoc, Cermian, Shqiponjë ish – Jabllanicë, Skivjan dhe Novosellë.

Në takim me personelin shëndetësor, Kryetari Gjini është interesuar për kushtet e punës në këto qendra si dhe për situatën e furnizimit me barna esenciale. Ai ka bërë të ditur se komuna e Gjakovës është duke bërë përpjekje maksimale që të sigurojë kushte më të mira për punëtorët shëndetësor e si rrjedhojë e kësaj të ketë edhe shërbime më të mira dhe më efikase për qytetarët.

Kryetari Gjini do të vazhdojë vizitat në qendra tjera shëndetësore edhe gjatë javëve të ardhshme, e tërë kjo në funksion të angazhimit konkret për të krijuar një sistem primar shëndetësor sa më efikas dhe sa më afër qytetarëve.