Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Ardian Gjini viziton policinë në ndërrimin e moteve

2019/01/03 - 10:19

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka vendosur që minutat e para të vitit 2019 të qëndrojë për vizitë në drejtorinë rajonale të policisë me ç’rast është pritur nga drejtori i kësaj drejtorie Ahmet Hasi dhe komandanti i stacionit policor të Gjakovës Kristë Gjokaj.
Kryetari Gjini e ka vlerësuar lartë angazhimin dhe kontributin e të gjithë pjestarëve të policisë së Kosovës, ndërsa ka shtuar se është pikërisht sakrifica e përditshme e këtyre djemve dhe vajzave qe garanton një jetë të qetë dhe të sigurtë për qytetarët e komunës së Gjakovës.
Ndryshe, ndërrimin e moteve kryetari Gjini e ka pritur në parkun e qytetit bashkë edhe me shumë qytetarë me të cilët e kanë perciellur spektaklin e fishekzjarreve të organizuar me mjaft kreativitet.