Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini bën homazhe në Prekaz

2020/03/05 - 12:44

Në nderim të Epopesë së Jasharajve, dhe betejës deri në sakrificë të kësaj familje, me 5,6 dhe 7 mars, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini bashkë me një delegacion nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i prirë nga ish – kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz.
Duke kujtuar sakrificën sublime të kësaj familje, kryetari Gjini ka thënë mes tjerash se Jasharajt duhet të jenë motivi më i madh i të gjithë neve që me punë dhe angazhim konkret ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për brezat e ardhshëm.