Kryetari i Komunës Ardian Gjini me bashkëpunëtorë dhe nën shoqërimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe OVL UÇK-së kanë bërë homazhe për nder të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Me këtë rast, Kryetari Gjini u shpreh se sot dhe çdo ditë gjithë populli i Kosovës nderon dëshmorët e kombit, të rënët për liri. “Një ditë si kjo është shenjë e mundit dhe sakrificës që është bërë për lirinë që gëzojmë sot. Për ne është obligim dhe krenari që të nderojmë dëshmorët që dhanë jetën për të mirën e vendit” tha ndër të tjera kryetari Gjini.
Delegacione nga institucioni i Komunës së Gjakovës po bëjnë homazhe në rajone të ndryshme të komunës sonë