Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini e njoftoi homologun Alexander Maier me disa nga ndërmarrjet prodhuese me të mëdha në Gjakovë

2022/10/24 - 8:42

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini gjatë vizitës së homologut të tij nga komuna e Göppingen-it të Gjermanisë, Alexander Maier i prezentoi disa nga ndërmarrjet prodhuese me të mëdha në Gjakovë.
“Me kënaqësinë më të madhe i prezentova kryetarit Maier disa nga ndërmarrjet prodhuese të cilat po na bëjnë krenar jo vetëm ne në Gjakovë, por edhe mbarë vendin. Rronifer, Hainze por edhe shumë ndërmarrje tjera lokale kanë mundësi dhe kapacitet ta rrisin produktivitetin duke shtuar bashkëpunimin me kolegët e tyre nga Gjermania. Për këtë patëm edhe dakordimin e plotë me kryetarin Maie” tha mes tjerash Kryetari Gjini.
Përveç këtyre, delegacioni nga Gjermania u njoftuan edhe me “Bone Vet”, shpresën e Gjakovës për një rini sa më inovative e profesionale.