Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini mban takim informues rreth hartimit të Planit Zhvillimor komunal

2020/03/12 - 10:12

Nga ligji për planifikim hapësinor, komunat obligohen që të hartojnë planin zhvillimor komunal dhe hartën zonale të komunës, dokumente këto bazike të planifikimit hapësinor.

Hartimi i këtyre dokumenteve nënkupton pjesëmarrjen e të gjithë akterëve siç janë: komuna me organet e veta, kompanitë publike që operojnë në territorin e komunës dhe komuniteti.

Në kuadër të kësaj, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, mbajti një takim informues me përfaqësuesit e kompanive publike, me ç’rast i informoi që komuna ka filluar me procesin e hartimit të planit zhvillimor komunal dhe hartës zonale. Ata u dakorduan për angazhim dhe bashkëpunim maksimal në këtë proces, si pjesëmarrës të drejtëpërdrejtë në këtë planifikim.