Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini me marrëveshje të re me KRM “Çabrati”

2024/01/12 - 1:16

Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” Behar Ferizi, kanë nënshkruar marrëveshje për mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe mbjelljen e fidaneve e drunjve dekorativ si dhe për mirëmbajtjen e auto rrugëve.
Me këtë rast, Kryetari Gjini ka thënë se investimet konkrete të institucionit të Komunës së Gjakovës në këtë ndërmarrje dhe puna e palodhur e gjithë stafit të tyre, ka dhënë rezultate të dukshme në komunën tonë. Uroj që viti 2024 të jetë edhe më i suksesshëm se ky që po lëmë pas” është shprehur ai.