Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini pret ambasadorin e Shqipërisë Qemajl Minxhozi

2022/01/13 - 12:57

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur sot ambasadorin e republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Gjatë takimit, ambasadori Minxhozi e ka uruar kryetarin Gjini për mandatin e dytë në krye të komunës së Gjakovës. Po ashtu në këtë takim është biseduar për planet e komunës për 4 vitet e ardhshme dhe mundësitë e shumta të bashkëpunimit në mes të Gjakovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë me institucionet dhe banorët e pjesës veriore të Shqipërisë, Malësisë së Gjakovës, zonë e cila ka një lidhje shumë dimensionale me komunën tonë.