Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini pret ambasadorin turk në Kosovë

2020/06/16 - 12:47

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini e ka pritur sot ambasadorin turk në Kosovë, Cagri Sakar, me të cilin kanë biseduar për tema të ndryshme që lidhen me zhvillimet e përgjithshme në komunën e Gjakovës. Në këtë takim kryetari Gjini e ka njoftuar ambasadorin Sakar për situatën e krijuar pas pandemisë e po ashtu e ka njoftuar për realizimin e shumë projekteve që po ndodhin në komunën e Gjakovës. Nga ana tjetër, ambasadori Sakar teksa e ka vlerësuar lartë punën që po bëhet nëGjakovë, është zotuar se shteti turk do të vazhdojë ta përkrahë komunën e Gjakovës me projekte të ndryshme.