Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini pret komandantin italin të KFOR-it

2020/09/16 - 12:19

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Komandantin e Kforit Italian në Kosovë, Gian Luca Figus.

Ata biseduan për tema të ndryshme që lidhen me zhvillimet në komunën e Gjakovës, por edhe në Kosovë. Kryetari Gjini e ka informuar Komandantin Figus për vështirësitë e krijuara gjatë pandemisë si dhe projektet që po realizohen në Gjakovë. “Ju falënderoj për këtë vizitë. Italia është shtet mik i Kosovës. Mbesim të interesuar që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe më tutje. Vitin e kaluar, me ambasadën e Italisë në Kosovë kemi nisur bisedimet për mundësinë e sjelljes së investitorëve italianë në komunën tonë. Do të vazhdojmë të angazhohemi në këtë aspekt” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.

Në anën tjetër, Komandanti Figus e përgëzoi Kryetarin Gjini për punën që po bën në Gjakovë. Ai u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellë për ide dhe projekte të reja për komunën tonë.