Kryetari Gjini pret në takim profesorë nga Universiteti i IOWA-s
2023/05/26 - 9:11
Kryetari i Komunës Ardian Gjini, ka pritur në takim profesorë nga shteti ynë mik Iowa, konkretisht University of Northern Iowa.
Këto ditë ata po qëndrojnë në Gjakovë, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme studimore nëpër institucionet tona arsimore. Gjithashtu, ata po informojnë nxënësit dhe studentët për mundësi të shumta të shkëmbimeve studentore në mes të komunës sonë dhe shtetit amerikan.
Miqësia dhe bashkëpunimi i Kosovës si dhe Gjakovës me shtetin amerikan është i përhershëm.