Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini pret përfaqësuesit politik të komuniteteve

2020/01/24 - 2:55

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim deputetin e grupit parlamentar nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, Zv. Ministrin e MAPL-së, Bashkim Krasniqi, Zv. Ministrin e MASHT-it, Artan Berisha dhe pjesëtarë të komuniteteve në Gjakovë.

U bisedua për gjendjen e përgjithshme të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptas në komunën tonë dhe posaqërisht për gjendjen problematike të mjedisit në lagjen “Ali Ibra” në Gjakovë.

Kryetari Gjini i informoi që Komuna e Gjakovës është duke e trajtuar me seriozitet këtë çështje dhe se së shpejti do të ketë rezultate konkrete.

Ndër të tjera, të dyjat palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm edhe në të ardhmen, në mënyrë që të ju sigurohet mirëqenie e mirëfilltë të gjithë banorëve pa dallim.