Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini pret shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power

2021/02/18 - 12:49

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power.
Ata biseduan për bashkëpunimin në mes të Këshillit të Evropës dhe Komunës së Gjakovës, veçanërisht për projektet për edukimin e fëmijëve më aftësi të kufizuara dhe atyre të komuniteteve jo-shumicë.
Kryetari Gjini u shpreh mirënjohës ndaj Shefit Power për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së Këshillit të Evropës për Komunën e Gjakovës.