Kryetari i Komunës Ardian Gjini priti në takim miqësor zëvendësen e ndihmës-sekretarit amerikan të Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, ambasadoren Lisa A. Johnson, e cila po qëndron në Kosovë me qëllim të riafirmimit dhe angazhimit konkret të SHBA-ve kundrejt fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë si dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare nga institucionet e Kosovës.
Kryetari Gjini me bashkëpunëtorë e njoftuan ambasadoren Johnson për të gjitha zhvillimet në komunën e Gjakovës, në veçanti në aspektin e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
“Me ambasadoren Johnson biseduam edhe për aktivitetet konkrete që komuna e Gjakovës në vazhdimësi i ndërmerr për parandalimin e dhunës në familje, luftën kundër korrupsionit dhe transparencën në qeverisje.